Një 25-vjeçare ka humbur jetën papritur këtë mëngjes, kur një makinë doli nga rruga dhe e përplasi për vdekje në oborrin e shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë.
Por sipas Policisë, Sajmir Thaçi, 40-vjeçari që shkaktoi aksidentin, dyshohet se ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Pasi humbi kontrollin e mjetit, 40-vjeçari është përplasur me portën e një banese dhe pasi ka hyrë në oborr duke goditur Marjana Sahitajn.
25-vjeçarja u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Disa orë më vonë Policia vuri në pranga shoferi që u kap nën efektin e narkotikëve.
LEXO EDHE: Këmbanat e aksidenteve rrugore/ Kamionçina përplaset me trafikndarësen, 1 viktimë tjetër në Tiranë