5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë Europë fillon ulja e çmimeve të apartamenteve/ Në Tiranë shtrenjtohet edhe...

Në Europë fillon ulja e çmimeve të apartamenteve/ Në Tiranë shtrenjtohet edhe periferia

Çmimet e apartamenteve kanë filluar të bien në vendet e Bashkimit Europian. Tendenca rënëse e çmimeve ka nisur që në 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Eurostat për 3-mujorin e katërt të 2022 çmimi mesatar i apartamenteve është ulur 1,7% në eurozonë dhe 1,5% në BE-krahasuar me 3-mujorin paraardhës.

Eurostat thekson se kjo është rënia më e madhe tremujore për çmimet e apartamenteve në zonën e euros që nga 3-mujori i katërt i 2008-s (-1,7%) dhe që nga tremujori i parë i vitit 2009 (-1,9%) për BE-në.

Në Tiranë rritja e çmimeve nuk ndalet

Ndërkohë në Tiranë, për vitin 2022, çmimet e apartamenteve vijuan tendencën e tyre rritëse.

Për 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, në kryeqytet, çmimi i pasurive të patundshme rezultoi 28,4% më shtrenjtë se 6 mujori i mëparshëm.

Në raport më vitin 2021, çmimet e pronave për periudhën janar-qershor 2022 ishin 39% më shtrenjtë sipas raportit të stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë.

Tendenca e rritjes së çmimeve ka vijuar edhe për këtë vit.

Në zonat periferike siç është Fresku çmimet e apartamenteve janë rritur 14%. Nga 700 euro për metër katror që ishte çmimi maksimal në këtë zonë ka arritur 800 euro, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme.

Për zona si “Komuna e Parisit” çmimet e apartamenteve në ndërtime të reja vijojnë të jenë 2,200 euro për metër katror, nga 1,700 euro për metër katror që arriti në 2021-2022 çmimi maksimal. Ndërsa në “sh Bllok” çmimi më i lartë është 3,500 euro për metër katror për ndërtimet e reja.

Agjencitë imobiliare pohojnë se rritja e çmimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i kërkesës dhe shtrenjtimi i kostove, veçanërisht në zonat e reja rezidenciale që ofrojnë shërbime të shtuara.

Për aktorë të tjerë të tregut rritja e çmimeve në kryeqytet ndikohet nga fluksi i parasë informale. Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve nëse do të miratohet amnistia fiskale, pasi shumë individë, kryesisht emigrantë të ardhurat e disponueshme informale do të nxitojnë t’i legalizojnë në blerjen e apartamenteve.

LEXO EDHEÇfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror. Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve.

Rekordi u shënua në tremujorin e parë 2022, kur u dhanë leje për një sipërfaqe prej 800 mijë metrash katror, duke u përgjysmuar në të dytin (388 mijë m2) dhe duke u reduktuar ndjeshëm në të tretin (272 mijë m2). Në tremujorin e katër, sipërfaqja e dhënë u rrit sërish dhe arriti në rreth 350 mijë metra katror.

Në total, në Tiranë për gjithë vitin 2022 u dha rreth 68% e totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin. Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro.

LEXO EDHE5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

Çfarë ndodh me çmimin e sigurimit të pronës?

Në Shqipëri, çmimi i Sigurimit të Pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², pa harruar edhe ofertat e limituara në kohë që bëjnë disa kompani duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që, për një shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë mesatarisht 100.000 euro (11.300.000 lekë), primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² x 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 € ose rreth 30 lekë/ditë.

Me pak fjalë, “kursejmë” sa bakshishi që i lëmë një kamerieri duke rrezikuar rrënimin e pasurisë sonë e bashkë me të edhe të financave tona?!…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat