Pandemia COVID-19 dhe konflikti në Ukrainë, kanë përshpejtuar deglobalizimin, duke krijuar shqetësime rreth funksionimit të zhinxhirit të furnizimit, energjisë dhe sigurisë ushqimore, sipas një raporti të ri nga Instituti Swiss Re.
“Transferimi miqësor” i zhinxhirëve ushqimorë tek vendet aleate dhe transferimi i kapacitevete vendore të prodhimit, investimet ne energjinë e gjelbër dhe zbutja e krizës ushqimore, do të riformësojnë peisazhin e risqeve dhe do të nxisin rritjen e inevstimeve në ekonominë reale,” sipas gjetjeve të studimit.
“Gjashtë muaj të luftës në Ukrainë, bota jonë ka ndryshuar në mënyrë drastike,” thotë Jérôme Haegeli, Krye-ekonomisti i Swiss Re.
“E nxitur nga lufta dhe pandemia, ne po kalojmë nga një botë e ndërlidhur në një botë shumëpolare me shkëputjet e zinxhirëve të furnizimit, të energjisë dhe krizave udhqimore. Sigurimet po bëhen gjithnjë edhe më vitale për ekonominë, duke kontribuar në stabilitetin financiar të bizneseve, duke mbuluar risqet që vijnë nga zinxhirët e furnizimit.
“Industria e sigurimeve mund të lehtësojë gjithashtu tranzicionin në ekonminë e gjelbër, duke sigurar dhe investuar në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme dhe duke zgjeruar sigurimin bujqësor, kjo mund të kontribojë në sigurinë globale të ushqimit.”
Ristrukturimi i zinxhirëve të furnizimit parashikohet të krijojë investime në infrastukturë të re dhe godinat e prodhimit, duke rritur kërkesën për siguimet inxhinierike, ka thënë Swiss Re.
Transferimi i zhinxhirëve të furnizimit parashikohet të gjenerojë prime shtesë në sigurimet tregtare prej 30 miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme, pjesa më e madhe nga mbulimet inxhinierike, të pasurisë dhe përgjëgjësive.
Transferimi i zinxhirit të furnizimit në vende miqësore/aleate, do të shtojë 3 miliardë dollarë prime, ka thënë Swiss Re. Primet e sigurimit të marinës dhe tregtisë do të shohin një rënie të lehtë, si pasojë e ngadëlësimit të tregtisë globale.
Efektet e ndryshimeve klimatike, kanë përforcuar më tej rëndësinë e trancizionit të gjelbër, dhe lufta Rusi-Ukrainë ka shtuar urgjenca të reja për kalimin tek burimet e rinovueshme të energjisë, ka thënë Swiss Re. Ndërtimi dhe operimi i aseteve operacionale të energjisë së rinovueshme përfshin risqet komplekse, të cilat kanë nevojë te menaxhohen për të shmangur humbjet e mëdha të të ardhurave.
“Industria e sigurimeve mund të luajë një rol kyç për të mundësuar zgjerimin e energjisë së rinovueshme, duke ofruar mbulim për mbrojtjen nga risqet për risqet komplekse, të përfshira në ndërtimin dhe infrastrukturën e operimit të energjisë së rinovueshme.”
Sipas vlerësimeve të Swiss Re, këto investime do të gjenerojnë prime shtesë nga sektori energjitik prej 237 miliardë dollarë deri në vitin 2035. Megjithatë, tranzicioni në ekonominë e gjelbër, kërkon një përpjekje globale, dhe fragmentarizimi për shkak të shqetësimeve gjeopolitike dhe të sigurisë kërkojnë një aksion të koordinuar.
Çmimet e ushqimeve janë rritur për shkak të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit nga pandemia dhe lufta në Ukrainë. Me popullsinë globale e cila pritet të arrijë 10 miliardë në 30 vitet e ardhshme, siguria ushqimore globale është bërë gjithnjë edhe më vitale.
Sigurimi i bujqësisë mund të luajë një rol kyç për të ndihmuar fermerët nga mbajtja e niveleve të të ardhurave dhe të vazhdojnë aktivitetet bujqësore në rastin e humbjes së të mbjellave. Primet globale të sigurimeve bujqësore pritet të arrijnë 80 miliardë dollarë deri në vitin 2030, nga 46 miliardë dollarë në vitin 2020.