11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdeshjet e qershorit/ Trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për...

Ndeshjet e qershorit/ Trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj nda Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor. Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida. Nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin e marsit do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës.

Rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që trajneri italian i Kombëtares ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe 9 lojtarëve, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës. Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Disa nga lojtarët mbërrijnë që sot në grumbullimin e përfaqësueses në kompleksin Tropikal në Durrës me grupin që kompletohet të premten. Ndërkaq, trajneri Edoardo Reja do të dalë në një konferencë për mediat po të premten në mesditë nga grumbullimi i ekipit, për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe tre sfidat e qershorit.

LEXO EDHEKampionët i besojnë SIGAL UNIQA-s/ Sigurimi për Sportistët, partneri juaj për një karrierë të suksesshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat