Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me kreditimin gjatë Majit tregonin se kredia e re për sektorin privat ka prekur nivelin më të lartë që prej Majit të vitit 2019, me rreth 15.4 miliardë lekë.
Por cilët janë sektorët e ekonomisë që kanë marrë më shumë kredi gjatë muajit Maj të këtij viti, dhe si kanë ndryshuar tendencat ndër vite?
Në vend të parë vijon të jetë tregtia, me rreth 5.1 miliardë lekë, ose 33% të totalit. Ky sektor ndiqet nga ndërtimi, me plot 3.9 miliardë lekë.
Pikërisht sektori i ndërtimit ka prekur një rekord të ri historik sa i përket kreditimit gjatë Majit, pasi asnjëherë më parë kjo shifër nuk ka qenë në këto nivele.
Në terma vjetorë, rritja fiksohet pranë rreth 23%, ndërkohë që shifra është bindshëm mbi mesataren historike të kredisë së re për ndërtimin, që fiksohet pranë rreth 2.3 miliardë lekëve. Ndërtimi zë 25% të kredisë së re për Majin, pra ¼-tën e totalit.
Më pas ndjek në renditje industria përpunuese, me rreth 1.5 miliardë lekë, në rritje me 11.1%. Pavarësisht rritjes vjetore, kreditimi për këtë sektor gjatë Majit është nën mesataren historike, që fikoshet në rreth 1.8 miliardë lekë. Ky sektor përfshin edhe industrinë fasone, një prej industrive që ka vuajtur më së shumti zhvlerësimin e euros kundrejt lekut. Duket se humbjet e mëdha nga kursi i këmbimit nuk janë përkthyer në shtim të ndjeshëm të nevojës për likuiditet.
“Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” ndjek në vend të 4-tët, me rreth 1.3 miliardë lekë kredi të re gjatë muajit të 5-të të vitit.
Renditja vijon me “Aktivitete të tjera shërbimi” dhe “Energji elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër i kondicionuar”. Për këtë të fundit, në terma vjetorë rritja e kredisë së re fiksohet pranë 160%, duke regjistruar ndër normat më të larta të rritjes, së bashku me “industrinë nxjerrëse”, “administrimin publik”, “informacionin dhe komunikacionin”, si dhe “aktivitete të pasurive të paluajtshme”.
Siguracioni që ju nevojitet për të marrë kredi
Por mos harroni! Për të marrë një kredi afatgjatë ju nevojitet “Sigurimi i jetës së debitorit”, një produkt praktikisht i detyrueshëm, si kusht i bankave apo institucioneve të tjera të kredidhënies për garantimin e kredive bankare afatgjata. Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit ndaj institucionit të huadhënies.
Ky siguracion ofrohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ata dhe familjarët nga rrreziku i mos shlyrjes së hua-së si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit.
Produkti i SIGAL LIFE UNIQA Group Austria garanton çlirimin e familjes të të siguruarit apo ortakëve të biznesit nga detyrimi bankar, pasi kompania merr përsipër, në rast humbje jete, të shlyejë shumën e pakthyer të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta.
Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-prill 2022, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria është kompania e sigurimit që kryeson këtë treg, si për përqindjen që ze ashtu edhe për dëmet e paguara.
Sa i përket dëmeve, SIGAL LIFE ka një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
LEXO EDHE: Sigurimet e Jetës kanë vetëm një emër, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria
Ndarja e tregut Janar-Maj 2023
Dëmet e paguara Janar-Maj 2023
A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?
Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.
Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim? Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme!
- Policia e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.
- Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.
Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Shtëpisë në Shqipëri?
Sipas ekspertëve të sizmiologjisë, Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.
Për këtë arsye, Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësore për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.
Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.
Dhe në këtë drejtim SIGAL UNIQA Group Austria ka treguar se është kompania e sigurimeve më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri.
Në vitin 2019 Shqipëria u godit nga disa tërmete të forta ku ai i nëntorit rezultoi më tragjiku dhe ku humbën jetën 51 persona e mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë.
Edhe dëmet materiale ishin kolosale. U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u shpallën të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit.
Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin, SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se është kompania lider në sigurime.
Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese në një shumë që i kalon 16 milionë euro.
Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!
Bli “Sigurimin e Shtëpisë” Online nga celulari apo laptopi juaj.
Ose merr një ofertë tani në WhatsApp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: Ofertë që nuk duhet humbur/ Me vetëm një “Like” në Facebook, 10% ulje në Sigurimin e Shtëpisë