Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq.
ARRSH bën me dije se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteneve dhe janë në gatishmëri.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale.
Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, thuhet në njoftim.
ARRSH u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.