Bjorni Papri, 18-vjeç i cili u aksidentua pak ditë më parë në fshatin Kuqan të Elbasanit ka ndërruar jetë në spital.
I riu nuk ka mundur që t’u shpëtojë plagëve të marra për shkak të aksidentit fatal. 18-vjeçari u përplas teksa po udhëtonte me motor, ku një makinë i preu rrugën dhe e hodhi disa metra tutje.
Ndërkohë drejtuesja e mjetit u la në arrest shtëpie pasi ka një fëmijë nën moshën 3-vjeçare.
LEXO EDHE: 377 aksidente dhe 524 të aksidentuar në periudhën janar-prill, sjellja e shoferëve mbetet problem