Dy akdente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet dhe në Fier.
Në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në Tiranë, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” 49-vjeçari nga Kosova me iniciale F. M., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.