Lufta, pandemia dhe bursat në rënie kanë ndikuar në pasurinë e shumë prej njerëzve më të pasur të planetit këtë vit.
Revista Forbes identifikoi 2.668 miliarderë në të gjithë botën në klasifikimin (i 36-ti) e përvitshëm të miliarderëve për vitin 2022, në rënie nga rekordi prej 2.775 vitin e kaluar.
Në total, pasuria e tyre arrin në 12.7 trilionë dollarë, në rënie nga rekordi prej 13.1 trilionë dollarësh në klasifikimin e vitit 2021.
Në total, 329 persona kanë dalë nga klasifikimi i miliarderëve të këtij viti, më shumë se nga kriza financiare e vitit 2009. Kjo përfshin 169 “mrekullitë e një viti”, hyrjet e reja në klasifikimin e vitit 2021, në mesin e të cilëve Whitney Wolfe Herd të Bumble dhe John Foley të Peloton, të cilët hynë një vit më parë, ndërsa këtë vit kanë dalë prej tij.
Megjithatë, në klasifikim spikasin 236 hyrje të reja, mes të cilëve këngëtarja pop Rihanna, regjisori i “Lord of the Rings”, Peter Jackson dhe venture capitalist, Josh Kushner.
Barbados, Bullgaria, Estonia dhe Uruguai kanë fituar miliarderët e tyre të parë. E me gjithë vitin e paqëndrueshëm, 1.050 miliarderë janë më të pasur se një vit më parë.
Megjithatë, askush nuk është pasuruar më shumë se Elon Musk, i cili kryeson klasifikimin e miliarderëve më të pasur në botë për herë të parë. Duke nisur nga 11 marsi, kur përcaktuam vlerat neto, pasuria e Musk ishte rreth 219 miliardë dollarë.
Musk lë pas Jeff Bezos, i cili zbriti në vendin e dytë për herë të parë në katër vjet, për shkak të rënies me 3% të aksioneve të Amazon dhe rritjes së donacioneve për bamirësi, duke e pakësuar pasurinë e tij me 6 miliardë dollarë.
Miliarderi francez, Bernard Arnault, pasuria e të cilit është rritur me 8 miliardë dollarë në vitin e fundit, mbetet në vendin e tretë të klasifikimit të njerëzve më të pasur në botë.
“Top 5” plotësohet nga Bill Gates dhe Warren Buffett.
Në klasifikimin e këtij viti numërohen 86 miliarderë më pak se 40 vjeç. Ndër hyrjet e reja janë Melanie Perkins, 34 vjeçe, bashkëthemeluese dhe CEO e platformës së projektimit grafik Canva dhe Vlad Yatsenko, 38 vjeç, bashkëthemelues dhe chief technology officer i bankës dixhitale Revolut.
E dhëna më interesante është se janë 12 miliarderë “nën 30 vjeç” që kanë hyrë në klasifikimin e këtij viti. Ndër ta spikat miliarderi më i ri në botë, 19-vjeçari trashëgimtar i zinxhirit gjerman të farmacive, Kevin David Lehmann, dhe Gary Wang, 28 vjeç, bashkëthemelues amerikan i platformës Exchange të kriptovalutave FTX, me seli në Bahamas. Bëhet fjalë për një prej 19 miliarderëve që janë pasuruar falë blockchain dhe kriptovalutave.
Vendet me më shumë miliarderë
Edhe këtë vit, Shtetet e Bashkuara numërojnë më shumë miliarderë se çdo vend tjetër: 735 (në rritje krahasuar me 724 në vitin 2021).
Kina renditet e dyta, me 607 miliarderë (duke përfshirë Hong Kongun dhe Makaon), ndjekur nga India (166), Gjermania (134) dhe Rusia (83).
Mukesh Ambani në Indi mbetet njeriu më i pasur në Azi, pasuria e të cilit vlerësohet në 90.7 miliardë dollarë. Ai ruan vendin e dhjetë në renditje dhe lë pas, me pak diferencë, Gautam Adani, pasuria e të cilit këtë vit është rritur me thuajse 40 miliardë dollarë, duke arritur në rreth 90 miliardë dollarë, falë rritjes së aksioneve të shoqërisë së tij në bursë.
Rëniet më të rëndësishme regjistrohen në Rusi dhe Kinë. Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin si dhe sanksionet më pas tronditën tregun rus të aksioneve dhe Rublën, duke shkaktuar daljen nga klasifikimi të 34 miliarderëve rusë.
Ndër të tjera, pasuria e 83 rusëve që kanë ruajtur statusin e tyre prej miliarderi ka mbetur në përgjithësi e pandryshuar ose u reduktua krahasuar me vitin 2021.
10 NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË
1.
Elon Musk
Pasuria: $219 miliardë
Burimi i pasurisë: Tesla, SpaceX
Selia: Austin, Teksas
2.
Jeff Bezos
Pasuria: $171 miliardë
Burimi i pasurisë: Amazon
Selia: Seattle, Washington
3.
Bernard Arnault & family
Pasuria: $158 miliardë
Burimi i pasurisë: LVMH
Selia: Paris, Francë
4.
Bill Gates
Pasuria: $129 miliardë
Burimi i pasurisë: Microsoft
Selia: Medina, Uashington
5.
Warren Buffett
Pasuria: $118 miliardë
Burimi i pasurisë: Berkshire Hathaway
Selia: Omaha, Nebraska
6.
Larry Page
Pasuria: $111 miliardë
Burimi i pasurisë: Google
Selia: Palo Alto, Kaliforni
7.
Sergey Brin
Pasuria: $107 miliardë
Burimi i pasurisë: Google
Selia: Los Altos, Kaliforni
8.
Larry Ellison
Pasuria: $106 miliardë
Burimi i pasurisë: software
Selia: Lanai, Hawaii
9.
Steve Ballmer
Pasuria: $91.4 miliardë
Burimi i pasurisë: Microsoft
Selia: Hunts Point, Uashington
10.
Mukesh Ambani
Pasuria: $90.7 miliardë
Burimi i pasurisë: diversified
Selia: Mumbai, Indi