5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë shumë se një kompani sigurimi/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës...

Më shumë se një kompani sigurimi/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

Të jesh më shumë se një kompani Sigurimi, e cila nuk ka në fokus qëndror vetëm shitjen e policave por ofrimin e shërbimit më të mirë dhe mbrojtjes gjatë 24 orëve për klientët e saj.

Kështu ndodh edhe me SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e cila vijon të udhëheqë tregun Sigurimit të Pasurisë në Shqipëri.

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-shtator 2022, në sigurimin e pasurisë, SIGAL UNIQA vijon të ketë rolin e lidershipit duke zënë mbi 48% të tregut dhe me një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE9-mujori, rritet tregu i sigurimeve/ AMF: 15 milion $ më shumë se 2021

Kompania e dytë në rënditje është 25% larg duke demostruar edhe një herë dominancën në treg dhe besimin e qytetarëve ndaj SIGAL-it.

PSE KY BESIM GJITHMONË NË RRITJE I SHQIPTARËVE NDAJ SIGAL?

Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar çdo dëm në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj, konform kontratave në fuqi.

Një seriozitet i tillë i SIGAL në pagimin e dëmeve do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra pronave dhe biznesve, fakt ky që vërtetohet nga dëmet e paguara pas tërmeteve të vitit 2019, rikthimit në gjendjen e mëparshme të Teatrit “Skampa” në Elbasan dhe Kinema “Millenium” në Korçë dhe qindra shembujve në të gjithë Shqipërinë.

LEXO EDHE: 60 vjet Teatri “Skampa” në Elbasan/ Si u dogj dhe si u rindërtua falë sigurimit në SIGAL UNIQA

Ndaj, jo rastësisht, SIGAL UNIQA Group Austria numëron mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por, përveç shërbimeve unike, shërbimit profesional dhe pagesave në kohë të dëmeve, SIGAL UNIQA ka sjellë për klientët e saj qasje novatore.

Për të qenë gjithmonë pranë klientëve me shërbimet më të mira, SIGAL UNIQA mundëson që gjithëkush që blen Sigurimin e Shtëpisë të përfitojë FALAS edhe shërbimin e mjekësisë moderne “TELESHËNDET”.

LEXO EDHE: Ti siguron shtëpinë dhe makinën/ SIGAL të jep mjekun me vete, për një vit, FALAS

Pa harruar që, SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson blerjen online të Sigurimit të Shtëpisë, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al  dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat