Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Maqedoninë e Veriut rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese anti Covid-19.
Në mbledhjen e zhvilluar u la në fuqi vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve.
LEXO EDHE: “UNIQA”, shtëpia e klientëve të kënaqur
Kjo përfshin edhe kufizimet apo kushtet për hyrje në bare dhe restorante, apo edhe objekte të tjera.
Pak ditë më parë, qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për heqjen e certifikatave të vaksinimit dhe tamponëve kundër koronavirusit për të hyrë në këtë shtet.
LEXO EDHE: Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë