8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMaqedonia e Veriut, një 21-vjeçar në mesin e viktimave nga COVID-19

Maqedonia e Veriut, një 21-vjeçar në mesin e viktimave nga COVID-19

Maqedonia e Veriut regjistroi dje 29 viktima nga COVID-19, që e shkakton koronavirusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Në mesin e viktimave është edhe një 21-vjeçar nga Tetova.

Mjekët thanë se viktima nuk kishte sëmundje kronike, ndërsa për ndonjë sëmundje tjetër të mundshme, sipas tyre, duhet bërë analiza plotësuese.

Terapia i është dhënë bazuar në protokollet që janë në fuqi. Pacienti në dy ditët e fundit të jetës ishte në ventilim. Në bazë të të dhënave që kemi, ai nuk kishte ndonjë komorbiditet. Mund të ketë pasur ndonjë sëmundje tjetër, por ende nuk është identifikuar. Të gjithë duhet ta dinë se virusi po godet edhe moshën e re, prandaj duhet kujdes”, tha Gëzim Nuredini, kryeshef i qendrës për sëmundjen COVID-19 në spitalin e Tetovës.

Në Tetovë u raportuan të mërkurën edhe pesë viktima të tjera nga COVID-19.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat e tjera janë nga Shkupi, Gostivari, Struga, Kumanova, Strumica, Kërçova, Velesi dhe Pehçeva.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 5,755.

Sa u përket rasteve të reja, nga 6,548 teste të bëra, me COVID-19 janë diagnostikuar 1,166 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 232 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 12,673.

Deri të mërkurën, në Maqedoninë e Veriut janë dhënë rreth 1.2 milion doza të vaksinave.

Me nga dy doza janë vaksinuar rreth 507 mijë qytetarë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat