5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreLufta në Ukrainë, inflacioni i lartë dhe fatkeqësitë natyrore rrisin deri në...

Lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë dhe fatkeqësitë natyrore rrisin deri në 200% kostot e risigurimit

Ri-negocimi i policave të risigurimit për këtë vit ka qenë më sfiduesi i viteve të fundit, pasi risiguruesit po i përgjigjen presionit nga inflacioni i lartë dhe nga humbjet e mëdha si pasojë e katastrofave natyrore, si dhe nga pushtimi rus i Ukrainës.

James Kent, drejtuesi ekzekutiv në agjencinë e ndërmjetësimit të risigurimeve Gallagher Re, e cila publikoi raportin të martën, e përshkroi periudhën e rinovimit të policave të risigurimit si “shumë të vonë, komplekse dhe në shumë raste, frustruese”.

Kostoja e risigurimit për industrinë e aviacionit u rrit nga 150 për qind në 200 për qind, pasi risiguruesit ndryshuan çmimet për të rivlerësuar humbjet e kaluara, si dhe për shkak të pagesave të pritshme nga avionët e bllokuar dhe betejave ligjore me kompanitë e leasing-ut si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Risigurimi i pasurive të paluajtshme nga katastrofat, i cili ka pasur shumë humbje për shkak të uraganeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore, pësoi gjithashtu rritje, pasi normat në SHBA u rritën me 45 deri në 100% për policat e risigurimit që janë prekur nga humbjet, sipas shifrave të Gallagher Re.

Agjencia e ndërmjetësimit e lidh këtë rritje me ndikimin e uraganit Ian, i cili goditi Floridën dhe Karolinën e Jugut vitin e kaluar, si dhe me kërcënimin nga inflacioni.

Për pasuritë e paluajtshme, ky është viti që agjencitë e risigurimit kanë marrë kontrollin e situatës dhe kanë qenë shumë të vendosura”, tha për Financial Times kryetari ndërkombëtar i Gallagher Re, James Vickers.

Ai i përshkroi negociatat e risigurimeve si ”më të ashprat që nga 11 shtatori”.

Në një raport të botuar gjithashtu të martën, agjencia e ndërmjetësimit Howden tha se kostoja e risigurimit të pasurive të paluajtshme nga katastrofat ishte rritur me 37 për qind globalisht në rinovimet e janarit, rritja më e madhe në të dhënat e krahasueshme që nga viti 1992.

Howden e quajti këtë si “një nga situatat më të vështira në tregun e risigurimeve që mbahet mend ndonjëherë”.

Çmimet më të larta të risigurimeve dhe reduktimi i mbulimeve nga risugurimet zakonisht reflektohen te çmimet që vendosin siguruesit dhe te mbulimi që ata janë të gatshëm të ofrojnë.

Rritja e çmimeve të risigurimeve pritet të nxisë akoma më tej atë që ka qenë një rritje e konsiderueshme e çmimeve të sigurimeve për kompanitë për disa vite radhazi.

Një gjë e tillë mund të sjellë rritje të primeve dhe të reduktimit të asaj që siguruesit janë të gatshëm të mbulojnë…

LEXO EDHE: Humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore globale në vitin 2022 arrijnë 112 miliardë $

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat