14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLinjë e drejtpërdrejtë ajrore me Amsterdamin, dy herë në javë

Linjë e drejtpërdrejtë ajrore me Amsterdamin, dy herë në javë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi se të mërkurën, datë 6 mars 2024, nisi fluturimi i parë nga dhe për në Amsterdam, Holandë.

Linja direkte do të operohet nga kompania “Transavia”, me frekuencë 2 herë në javë dhe do të kryejë fluturimet nga Tirana në Amsterdam.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat në faqen e internetit të Transavia-s, njofton TIA.

Në vitin 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Tirana International Airport) mirëpriti linja të reja ajrore si “Jazeera” dhe “Ryanair”, si dhe prezantoi destinacione si Napoli, Brindizi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selaniku, Comiso, Edinburgu, Mançesteri, Bukureshti, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Pragë, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino.

Përmes TIA-s fluturuan dhe linja të reja direkte, duke përfshirë “Iberia”, “Flyone” dhe “Tailwind”, duke e diversifikuar më tej portofolin e linjave ajrore.

Për më tepër, në vitin 2023 aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbonë, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë Radom.

LEXO EDHEMë i madhi dhe më i besuari në treg/ SIGAL UNIQA, miku i preferuar i shqiptarëve për çdo udhëtim

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat