8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLezha e rrezikuar nga përmbytjet, prefekti: Parashikohet dimër i vështirë. Ja zgjidhja...

Lezha e rrezikuar nga përmbytjet, prefekti: Parashikohet dimër i vështirë. Ja zgjidhja në nevojitet

Reshjet e shiut kanë nisur duke krijuar dhe problematika një ditë më parë, referuar parashikimeve Qarku i Lezhës pritet të përballet me një dimër të vështire.

Paralajmërimi ka ardhur nga prefekti Gjergj Prendi, gjatë takimit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në rang qarku, për planifikimin dhe përballimin të situatave që mund të krijohen gjatë stinës së dimrit.

Si për rastet e përmbytjes edhe zjarrvënës, të gjithë aktorët po sidomos nga bashkitë, e kemi theksuar në çdo takim. E ka theksuar edhe drejtoi i Emergjencave, të gjitha bashkitë ju lutem sek e emergjencave civile dhe zjarrfikëset duhet më parë ti prezantojnë kryetarit të bashkisë situatën. Të dalë gjithë personeli i bashkisë në operacion. Të dokumentohet me shkrim e foto që është ezauruar e gjithë mundësia dhe potenciale me personel dhe mjete që ka bashkia dhe atëherë kërkohet ndihma e institucionit të perfektit dhe Agjencisë Kombëtare të mbrojtjes civile”, citohet të ketë thënë Prendi.

Argjinaturat e Torovicës, Lumit Mat dhe Ishull Shëngjinit janë në kushtet aspak të mira çka mund të sjellin përmbytje”, është shprehur përgjegjësi i Mbrojtjes Civile Nikoll Tushi.

Referuar dhe eksperiencave të viteve të shkuara Lezhë dhe Kurbini, janë më të rriskuara nga përmbytjet ndaj dhe vëmendja më e madhe e autoriteteve do të jetë e përqendruar në këto bashki për përballimin e çdo situate që mund të krijohet.

Zgjidhja që nevojitet për të mbrojtur banesat, bizneset apo automjetet

Sigurimi nga përmbytjet mbulon humbjet fizike direkte nga përmbytjet dhe humbjet si pasojë e përmbytjeve që lidhen me erozionin e shkaktuar nga dallgët apo rrymat e ujit që tejkalojnë nivelet e parashikuara ciklike dhe që shoqërohen nga një stuhi e fortë, përmbytje të menjëhershme, e papritur, vërshime anormale apo situata të ngjashme.

Mbulimi i sigurimit nga përmbytja për strukturën dhe çfarë përmban shtëpia shiten si shtese e mbulimit bazë nga zjarri.

Ndërtesat mbulohen për koston e zëvendësimit, por mbulimi për pasuritë personale është i disponueshëm vetëm në vlerën aktuale në para.

Ndërsa humbjet nga përmbytjet për automjetet mbulohen nga një policë Sigurimi KASKO.

Çfarë ndodh nëse nuk keni një policë për sigurimin nga përmbytjet dhe ndodh një përmbytje?

Të kesh një policë sigurimi kundër përmbytjeve është një mënyrë për të mbrojtur plotësisht asetet tuaja nga kostot e dëmtimeve dhe/ose humbjeve që mund të shkaktohen nga përmbytjet.

Nëse nuk e keni një sigurim, çdo dëm në pronën tuaj do të paguhet nga xhepi juaj.

MOS HARRONI! Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër.

E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive. Sepse janë tregjet e sigurimeve që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.

A jeni gati për të blerë?  

Shumë e thjeshtë! Online në www.sigal.com.al ose në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.

Për çdo pyetje mund të kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat