14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiLek i ri, apo lek i vjetër? Më shumë se gjysma e...

Lek i ri, apo lek i vjetër? Më shumë se gjysma e shqiptarëve ngatërrohen

Lek i ri apo lek i vjetër? Ky  fenomen vijon të ngatërrojë më shumë se 54% të qytetarëve shqiptarë ende pas shumë dekadash.

Termat e gabuar të lekut përdoren më shumë në familje dhe në rrethin shoqëror.

Erinda Caushi, përgjegjëse e komunikimit në Bankën e Shqipërisë sqaron se, në institucione financiare dhe në banka përdoret vlera reale e lekut.

Gabimet në përdorimin e terminologjisë së duhur kanë nisur 57 vite më parë  kur u bë reforma monetare dhe  u zëvendësua kartëmonedha në raportin 10 me 1.

Banka e Shqipërisë sygjeron që ndryshimi duhet të nisë nga edukimi i brezit të ri me terminologjinë e duhur. Të rinjtë e pranojnë se shpesh përdorin vlerën e gabuar të lekëve.

Përdorimi i gabuar i termave  “i vjetër apo i ri” për të identifikuar “Lekun”, sipas Bankës Qendrore, shfaqet kryesisht te disa kategori te disa persona: të moshuarit, individët me nivel më të ulët arsimor, individët joaktivë në tregun e punës dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare.

Reforma  që solli ngatërresën “leku i ri, leku i vjetër”

Pas një periudhe “stabiliteti” në vitin 1964 do të ndërmerrej sërish një lëvizje tjetër ligjore  ku do të emëtohej ai që u emërtua si “leku i ri”. Në vitin 1965 do të emetohej leku i ri, që në thelb monedhave u hiqte një zero.

Për shkak të ngjashmërisë, në pamje, shqiptarët nuk do të ambientoheshin me ndryshimin e vlerës së kartëmonedhës e do të vijonin t’i emërtonin ato me vlerën e mëparshme, fenomen që vijon ende në ditët e sotme.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat