Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar së fundmi raportin për periudhën janar-mars 2022 përsa i përket ecurisë së tregut të sigurimeve në vendin tonë.
Ndryshimet ishin mjaft të dukshme për nga të ardhurat nga primet e shkruara bruto, të cilat kishin pësuar një rritje të konsiderueshme dhe ishin mjaft pozitive krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur shifrën 4.3 milionë lekë.
Sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun e sigurimeve në Shqipëri si për primet e shitura, ashtu edhe për dëmet e paguara. Struktura e dëmeve dominohej nga sigurimet e detyrueshme, ku një përqindje të lartë prej 77.65% zinin dëmet e paguara motorrike, në krahasim me 55.22% të paguara në periudhën janar-mars 2021.
SIGURIMI I JO-JETËS (Dëme të paguara)
MOTORRIKE (Dëme të paguara)
MTPL E BRENDSHME (Dëme të paguara)
AKSIDENTE DHE SHËNDET (Dëme të paguara)
Shifrat e mësipërme tregojnë qartë që sigurimet ende dominohen nga sigurimet motorrike. Në një kohë që vetëm SIGAL UNIQA Group Austria e ka këtë raport në krahasim me kompanitë e tjera.
Vitin e kaluar, aksidentet rrugore në Shqipëri u rritën me 11.5% dhe kjo rritje është reflektuar edhe në shtimin e dëmeve të paguara nga siguruesit.
Shifrat e publikuara nga AMF tregojnë qartë dominancën e SIGAL UNIQA Group Austria si kompania që jo vetëm ka besimin më të madh tek shqiptarët duke zënë pjesën më të madhe të tregut, por edhe sa i përket dëmeve të paguara.