Gjatë shkurtit të këtij viti, sektori bankar ka dhënë 18.36 miliardë lekë kredi të re, duke regjistruar një rritje në terma vjetorë. Ndërkohë gjatë shkurtit 2021, huaja e re fiksohej pranë 14.3 miliardë lekëve.
Gjatë 7 viteve të fundit, kjo është shifra e dytë më e lartë që prej shkurtit të vitit 2020. Sa i përket sektorit privat ndërkohë, huaja e re fiksohet në rreth 12.1 miliardë lekë, në rritje si në terma vjetorë, ashtu edhe në terma mujorë.
Ndërkohë, sa i përket kredisë së re për individët, gjatë muajit shkurt të këtij viti fiksohet pranë rreth 5.9 miliardë lekëve, në rritje gjithashtu në terma mujorë dhe vjetorë, nga rreth 4.9 miliardë lekë që ishte në janar të këtij viti, apo rreth 4.6 miliardë lekë në shkurt të vitit të kaluar.