4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditë, kryeson Tirana me 14%. Elbasani me kreditë për shtëpi/ Shkodra në...

Kreditë, kryeson Tirana me 14%. Elbasani me kreditë për shtëpi/ Shkodra në tkurrje për atë konsumatore

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt, në total arriti në vlerën e 249 miliardë lekëve duke shënuar vlerën më të lartë të huamarrjes.

Kjo rritje fiksohet në 2% krahasuar me tremujorin paraardhës dhe me 12% ose 26 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021.

LEXO EDHEBankat shtrëngojnë kreditë/ Vështirësohet kredidhënia për bizneset e vogla dhe individët

Huatë për individë sipas rrethit, krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë, rezultojnë me rritje për të gjitha rrethet e përfshira në raport. Kështu, rrethi i Tiranës shënon rritjen më të madhe për sa i përket huave, rreth 14% fiksohet rritja për këtë rreth ose shprehur në vlera monetare do të ishte rreth 19 miliardë lekë.

Rritje të konsiderueshme kanë edhe rrethet si ai i Durrësit, ku rritja në totalin e huave fiksohet në 13% dhe rrethi i Korçës për të cilin, rritja për tremujorin e katërt arrin në vlerat e 9.61% si dhe Elbasani me 8.62%. Për rrethe si Vlora, Fieri dhe Shkodra rritja në totalin e huave për tremujorin e katërt përllogaritet në rreth 6%.

Totali i huave që gëzon rrethi i Tiranës për tremujorin e katërt të 2022, është në nivelin e reth 162 mld lekë.

Krahasimi me tremujorin që lamë pas tregon se ky rreth shënoi rritje me 1.99% ose shprehur në vlerë monetare do të ishte 3.2 mld lekë në totalin e huave për individë.

Nga ana tjetër, rrethi i Vlorës dhe i Fierit kanë pësuar një rënie të lehtë të huavë për individë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, kjo rënie përllogaritet në rreth 0.5%.

Huatë për individë sipas qëllimit ndahen mes tre kategorive, ku dy kryesoret janë huaja konsumatore dhe huaja për blerje banesash. Nëse ndalemi tek huatë për blerje banesash, vihet re që ritmet e rritjes së saj janë mbi ato të huasë për atë rreth, pra në rast se portofoli i huasë në Elbasan për individët është rritur me 8.6%, huaja për blerje banese është rritur me 16.2%. Elbasani qëndron në vend të parë përsa i përket termave të rritjes së huasë për blerje banese, më pas ndjek Tirana me 15.7%, Shkodra 15.6% dhe Durrësi me 14.1%.

Nga krahu i kundërt është Fieri me vetëm 7.4%. Sakaq, shohim që dy prej rretheve shënojnë tkurrje të portofolit të kredisë në segmentin e huasë konsumatore dhe respektivisht janë Shkodra me -3.3% dhe Vlora -1.9%. Këto shifra vijnë në një vit krize të rëndë për konsumatorin si rrjedhoje e inflacionit dhe rritjes rekord të çmimeve të produkteve të konsumit. /SCAN

LEXO EDHEKush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat