Jo vetëm në Sigurimet Motorike dhe të Pasurisë e Garancive. SIGAL UNIQA Group Austria është kompania që rënditet e para edhe në Sigurimin Privat të Shëndetit.
Konkluzionin del nga vetë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare teksa ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2022.
Sipas raportit, SIGAL UNIQA kryeson tregun me 47%, 4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këto shifra tregojnë se besimi i qytetarëve tek kjo kompani ka ardhur në rritje vit pas viti.
Ndarja e tregut
Sa i përket dëmeve të paguara tek klientët, që është edhe misioni kryesor i një kompanie sigurimi, SIGAL UNIQA është shumë para 7 kompanive të tjera që operojnë në këtë treg.
Nëse SIGAL ka paguar rreth 250 milionë Lekë dëmshpërblime, kompania e dytë në rënditje ka paguar rreth 80 milionë lekë.
Dëmet e paguara
SIGAL ishte kompania e sigurimeve që, përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit.
Ndërsa sot, me produkte si “Jetë Plus”, “TeleShëndet” apo Kartat e Shëndetit Gold, Silver apo Standard është kthyer në një prej kompanive më novatore në vend dhe më e preferuara për ti besuar shëndetin e vetes, familjes apo punonjësve në rastet e bizneseve.
LEXO EDHE: “Gold” si Fjoralba/ Çfarë përfiton ajo nga Karta unike e Shëndetit, ofruar nga SIGAL
Përveç produkteve të saj unike në treg, SIGAL UNIQA synon që çdo përvojë e klientit të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë.
Ndaj sot janë mijëra persona që marrin produkte shëndetësore drejtpërdrejt nga skema private e SIGAL UNIQA Group Austria, e cila funksionon mjaft mirë si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj.
Ndaj mos prisni më! Apliko tani online në: https://sigal.com.al/shendet…/sigurimi-privat-i-shendetit/ dhe zgjidh mbulimet që doni.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku