14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKonfuzioni me kartmonedhat që duhet të dorëzohen/ Eksperti sqaron afatin për ato...

Konfuzioni me kartmonedhat që duhet të dorëzohen/ Eksperti sqaron afatin për ato pa kurs ligjor

Kur duhen pak ditë nga përfundimi i afatit të fundit për këmbimin e 6 kartmonedhave pa kurs ligjor, Drejtori në Bankën e Shqipërisë Virjon Lalollari thotë për SCAN TV se të gjithë personat që disponojnë kartmonedha të tilla duhet të nxitojnë që t’i dorëzojnë pranë bankave të nivelit të dytë.

Pas datës 31 dhjetor ato nuk do të pranohen më, pasi humbasin vlerën.

Kartëmonedhat pa kurs ligjor deri në 31.12.2023

  • 100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
  • 100  Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
  •  200  Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;
  • 500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
  • 500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;
  • 1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.

“Këto kartmonedha janë shumë të rralla në treg. Mundet që pjesë të ndryshme të popullsisë t’i kenë në banesa. Prandaj ne i bëjmë thirrje që t’i dorëzojnë pranë bankave tregtare dhe të marrin vlerën e plotë nominale’’.

Por Lalollari ka sqaruar edhe paqartësitë në lidhje me afatin e daljes së këtyre kartmonedhave nga qarkullimi.

“Kemi ndjerë që ka konfuzion. Por kjo nuk ka ardhur nga afati, sepse afati i  këtyre kartmonedhave që ju ka mbaruar kursi ligjor, ka qënë që në vitin 2008. Pra, ka 15 vjet që kanë qënë në dispozicion të publikut dhe të operatorëve të tjerë ekonomikë për t’i grumbulluar këto kartmonedha. Banka e SHqipërisë, për të mos penalizuar personat që mund të kenë kartmonedha të tilla, rilanccoi një njoftim, në mëyrë që kush i zotëron këto 6 kartmonedha t’i dorëzojë’’.

Ndërkohë, Banka e Shqiperisë nuk ka në plan të hedhë prerje të reja kartmonedhash, ndërsa ato që janë në qarkullim të hedhura së fundi janë të pajisura me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat