15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKoncesionet e planifikuara për 2022-shin, “kolaudimi” do t`i rikthehet privatit

Koncesionet e planifikuara për 2022-shin, “kolaudimi” do t`i rikthehet privatit

Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm parashikon edhe 7 kontrata të reja koncesionare apo të skemave të partneritetit publik privat (PPP).

Të 7-ta këto kontrata të reja koncesionare kapin vlerën e 214 mld lekëve, ose e përkthyer në valutë, 1.75 miliardë euro. Kjo shumë, vetëm për 7 kontrata është thuajse sa 1/3 e vlerës së mbi 200 kontratave koncesionare aktualisht aktive në vend.

Bie në sy koncesioni i kontrollit teknik të automjeteve, ose i njohur ndryshe si kolaudimi.

Ky koncesion i ri, i planifikuar për vitin 2022 mban titullin “Dhënia me koncesion/PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore”. Pra, kemi të bejmë me një shërbim mbikqyrje, dhe jo me një koncesion që do të ofrojë shërbimin në vetvete, por që ka një vlerë kontrate mjaft të lartë, prej 20.2 miliardë lekësh, ose rreth 165 milionë euro.

Pra, mesa duket, rreth 1 vit pas përfundimit të kontratës koncesionare me kompaninë SGS për kontrollin teknik të automjeteve, qeveria shqiptare ka vendosur t`ia kalojë pjesërisht privatit këtë shërbim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat