Ofrimi i produkteve novatore dhe unike për vendin, shërbimi profesional, korrektësia dhe pagimi i dëmeve në kohë dhe mundësia që gjithësecili të mund të marrë shërbimet mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira e bëjnë SIGAL UNIQA Group Austria kompaninë më të madhe dhe të besuar edhe në Sigurimin Privat të Shëndetit.
Ky është përfundimi që del nga raporti më i fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2023.
LEXO EDHE: 6-mujori i parë 2023/ AMF publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri
Si në përqindjen që ze në tregun ku operojnë 8 kompani ashtu edhe në dëmet e paguara, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group”, rënditet e para.
Gjatë 6-mujorit të parë 2023, 8 kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës kanë paguar gjithësej 291,116,000 Lekë dëmshpërblime, ndërsa vetëm SIGAL UNIQA ka paguar 125,304,000 Lekë.