Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur marrjen e disa masave kufizuese në vend duke u nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndjekur dinamikën e situatës epidemiologjike të koronavirusit në të gjithë botën. Indikatorë monitories kanë treguar një tendencë përkeqësimi. Numri i rasteve të reja ditore ose incidence dyjavore, nga 86 për 100 mijë banorë ka shkuar në mbi 300 për 100 mijë banorë. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendime. Duke filluar nga datas 1 shtator, ora policore do shkojë nga 23:00 në 06:00.
Qytetarët që hyjnë në Shqipëri.
Të paraqesin pasaportën e vaksinimit.
Të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve testin
Provë të kalimit të infeksionit deri në 6 muaj pas kalimit.
Fëijët nën 6 vjeç nuk i ushtrohen këtyre vendimeve.
Qytetarët duhet të izolohen për 10 ditë.
“Komiteti i vaksinimit, ka vendosur që të propozojë vaksinimin e detyrueshëm për disa profesionie, stafet mjekësore, mësuesit dhe studentët. Duhet të paraqesin vërtetimin e vaksinimit deri në 30 shtator. Për ata që nuk e kanë bërë duhet të paraqesin testin PCR periodikisht. Për studentët, bëj thirrje për vaksinim brenda muajit shtator që të fillojë mësimi në auditor” – tha Rakacolli.