11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKolaudimi, 60 mijë mjete ngelën apo u refuzuan në 2021-in

Kolaudimi, 60 mijë mjete ngelën apo u refuzuan në 2021-in

Fillimi i shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve vitin e shkuar ka rezultuar me të paktën 60 mijë ngelje apo refuzime.

Të dhënat zyrtare tregojnë se saktësisht nga qershori kur nisi kontrolli e deri në dhjetor janë testuar mbi 213 mijë mjete. Pjesa dërmuese e mjeteve i përkasin kategorisë së automjeteve me 4+1 ose 8 vende 69.9% ndërkohë që 19.6% kanë qenë kamionë. Vlefshmëria e certifikatave tashmë ka një afat më të gjatë me dy vite.

Lexo edheBilanc lufte/ 168 viktima në aksidente nga janari deri tani. Ku po gabojmë?!

Shkak për ngeljen në kolaudim të mjeteve sipas raportit është bërë mangësia vizuale e funksionale në vendin e parë, sistemi i frenimit me 18.7% i dyti dhe më pas sistemi i shkarkimit të gazrave dhe sistemi i drejtimit, përcjelljes së fuqisë në akse dhe i amortizimit.

Shumica e testimit të mjeteve janë bërë në drejtorinë rajonale të Tiranës me 66.7 mijë mjete ndërkohë që më pas vjen Durrësi me 25.2 mijë dhe Fieri me 23 mijë. E fundit renditet Dibra me më pak mjete që llogariten në 3283 të tilla.

Lexo edhe: Sigurimet Motorike/ SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme, rritje gjatë 2021

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat