2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKodi Rrugor, ekspertët kundër deputetëve: A i plotësojnë rrugët tona kushtet për...

Kodi Rrugor, ekspertët kundër deputetëve: A i plotësojnë rrugët tona kushtet për ndryshimet e propozuara?

Ekspertët kundërshtojnë propozimet e deputetëve demokratë për ndryshimet në Kodin Rrugor, si mos pezullim të patentës, por dyfishim të gjobës, rritjen e shpejtësisë në autostrada dhe heqjen e postoblloqeve nëpër rrugë.

LEXO EDHE: Nisma për lehtësi në Kodin Rrugor, të rritet shpejtësia e lejuar e të shtohen parkingjet falas

Gëzim Hoxha, në një intervistë për Abc News, shprehet se për të ndryshuar Kodin Rrugor duhet një grup i mirëfilltë ekspertësh dhe nuk mund të bëhet nga kërkesa politike.

“Duhet të ngrihet një grup pune me ekspertë të fushës përkatëse, autoteknik, inxhinierë rrugësh, të marrë pjesë dhe shoqëria civile dhe ky grup pune të bëjë ndryshimet e nevojshme e ta rinovojë të gjithë Kodin Rrugor. Kodi Rrugor i joni është prekur disa herë. Patenta duhet të hiqet. Madje duhet të ketë edhe një nen që patenta të hiqet përgjithmonë. Këtu duhet të vizitohen njerëzit, pra është ai testi i djotit”, thotë Hoxha.

Eksperti Rrugor thotë se autostradat në vendin tonë nuk i kanë standartet e duhura në mënyrë që shpejtësia e mjeteve të rritet.

“Nuk mund të vendoset shpejtësia sepse thotë deputeti X apo Y. Sinjalistika rrugore bëhet në funksion të rrugës, bëhet në studime shumë të hollësishme. Pra kush janë këndet e rrugës, kush janë këndet e devijimit. A i plotësojnë rrugët tona për të bërë këtë devijim? Pra duhet t’i bëj enti pronar i rrugës këto studime. Por kjo kërkon që këta njerëz që do bëjnë këto studime duhen paguar. Këto studime duhet të shoqërohen me lekë, duhet të kalojnë në parlament dhe të çelet fond për to”.

LEXO EDHEEksperiencë rrugore shqiptare/ Sinjalistika në shumicën e rasteve të rrezikon, nuk të mbron

Një ditë më parë kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi në komisionin e veprimtarive amendamentet për ndryshime të kodit rrugor.

Ndërsa pak kohë më parë, edhe deputeti socialist Taulant Balla dorëzoi në Kuvend një kërkesë për ndryshim të Kodit Rrugor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat