Planet e daljes në pension janë të llojeve të ndryshme në të gjithë botën. Ndërsa funksionimi i tyre ndryshon nga njëri shtet në tjetrin.
Por të gjitha kanë në plan kryesor një gjë: investim i rregullt gjatë gjithë jetës suaj të punës që të merrni një fluks të qëndrueshëm të ardhurash gjatë moshës së pensionit.
Një planifikim i këtij lloji është thelbësore ndaj duhet të dini sa më shumë rreth tyre.
5 karakteristikat kryesore të një fondi privat pensioni:
- TË ARDHURA MUJORE SHTESË
Shumica e planeve të pensionit janë të natyrës, investoni gjatë jetë suaj të punës periodikisht ose “single payment” dhe pas daljes në pension keni të ardhura shtesë.
- NUK KA KUFIZIM MOSHE PËR ANTARËSIM
Pensioni privat rekomandohet për këdo, pasi do të vijë një ditë kur ne të gjithë do të kemi nevojë për pension gjatë pleqërisë. Duke kursyer që në rini dhe përgjatë gjithë kohës që jemi në punë, mund t’i sigurojmë vetes të ardhura shtesë gjatë pleqërisë. Çdo njeri mund të kontribuojë pasi nuk ka kufi në moshë.
Ju zgjidhni vetë moshën nga e cila dëshironi të filloni të merrni një pension mujor: 5 vjet para moshës për pension shtetëror sipas ligjit “Për Sigurimet Shoqërore Shtetërore” ose në çdo moment në vazhdim pasi është plotësuar kushti më sipër.
- KOHA E QËNDRIMIT NË FOND
Sugjerohet që të mos dorëzoni një plan pensioni përpara moshës kur mund të përfitoni pension sipas ligjit pasi mund humbisni përfitimet nga investimi. Tërheqja e parakohëshme shoqërohet me penalitete të përcaktuara nga ligji nr. 10 197, datë 10.12.2009 “Për fondet e pensionit vullnetar”
Rekomandohet që anëtarët të qëndrojnë sa më gjatë në fond në mënyrë që të përfitojnë maksimalisht nga kthimi i investimit.
BENEFITE TATIMORE
Shumica e llojeve të planeve të pensioneve kanë gjithashtu edhe përfitime tatimore.
- Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
- Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL vlerësohet si shpenzim i zbritshëm për qëllim tatim mbi fitimin.
- Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
Për shembull: Nëse paga juaj mujore është 170 mijë lekë dhe ju vendosi të investoni në një fond pensioni privat 20 mijë lekë, atëherë paga juaj do të tatohet vetëm për 150 mijë lekë.
PËRFITIMET NË RAST VDEKJEJE
Në rast humbje jete teksa jeni anëtar i një Fondi Pensioni Privat, asetet e mbetura në llogarinë tuaj nuk humbasin por do t’u shpërndahen trashëgimtarëve, sipas aktit të trashëgimisë.
Po në Shqipëri?
Në një kohë kur çmimet njohin vetëm rritje dhe jetesa është bërë më e vështirë, a mjafton pensioni shtetëror për të shtyrë muajin? A mjafton pensioni i pleqërisë për të përballuar jetesën sot? Po nesër a do të mjaftojë?
Për këto arsye dhe jo vetëm, një ndër zgjidhjet që po përhapet me shumë shpejtësi është edhe investimi në një Fond Vullnetar Pensioni.
Sipas të dhënave nga AMF, për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh i Pensioneve Vullnetare në Shqipëri, nga 4 të tillë që ka tregu sot,është Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, i cili zotëron rreth 45% të totalit.
Planifikoni të ardhmen me Fondin SIGAL dhe jetoni jetën tani…
Për më shumë informacion:
Adresa: Rruga “Ukraina e Lirë”, Tiranë, Shqipëri (Pas Kullave Binjake)
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]
Web: www.fondisigal.com.al