Vendi ynë është përfshirë nga lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter në orën 03:50 të mëngjesit.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Vlorës, ndërsa thellësia ishte 12 km.
Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike. Ajo është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme.
Këtë fakt e pohojnë edhe ekspertët e fushës së sizmologjisë.
“Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër”. Në këto breza bien tërmete me magnituda të mëdha siç ka qenë tërmeti i vitit 1979 me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, tërmeti i Durrësit i vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter. Po ashtu edhe tërmeti i vitit 1967 në Peshkopi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter”, do të shprehej në një intervistë Sizimiologu Rrapo Ormëni.
Në vendin tonë kanë ndodhur historikisht ngjarje që kanë tronditur rëndë zhvillimin ekonomik e social.
Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.
LEXO EDHE: Nuk ka ndërgjegjësim/ Sigurimet e Pronës modeste në 2022, vetëm 17 mln $
Por pavarësisht se jemi një ndër vendet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, Shqipëria mbetet vendi i fundit në Europë sa i përket shpenzimeve për frymë për sigurime.
Madje, as tërmeti i vitit 2019 nuk e shkundi ndërgjegjësimin për të siguruar pronat nga fatkeqësitë natyrore.
Sipas siguruesve, një nga arsyet pse shqiptarët nuk i sigurojnë pronat është fakti se shteti vazhdon të marrë përsipër t’i zhdëmtojë në këto raste, siç ndodhi me programin e rindërtimit.
Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Sigurimet na rikthejnë financiarisht në gjendjen para ndodhisë. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.
Çmimi i sigurimit të pronës nis nga vetëm 5000 Lekë në vit.
Për më tepër që tani mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.
Mjafton vetëm një celular dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kështu kohë dhe para.
Hyni në www.sigal.com.al dhe blini Online siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Mendoni të ardhmen! Sigurohuni!