Prof. Dr. Bahadir Ҫelep, shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Hygeia, ka folur për kancerin e zorrës së trashë.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar simptomat dhe shkaqet e këtij kanceri, të cilat ndahen në gjenetik dhe ambiental.
“Kanceri i zorrës së trashë është kancer që përfshin të gjithë zorrën e trashë dhe pjesën e daljes së saj. Faktkeqësisht, përsa i përket Shqipërisë nuk kemi statistika të sakta, por nëse i referohemi statistikave të Amerikës, në ditët e sotme flitet për 150 mijë raste të reja të diagnostifikuara çdo vit dhe fatkeqësisht rreth 50 mijë humbje jete nga kjo lloj sëmundje. Është e katërta sëmundje më e shpeshtë onkologjike që hasim dhe e dyta përsa i përket vdekshmërisë. Është shumë e drejtë, muaji mars është muaji i sensibilizimit ndaj këtij kanceri”, u shpreh ndër të tjera ai.
“SIGURIMI ANTI-TUMOR” NGA SIGAL UNIQA
Përveç Kancerit të Zorrës së Trashë, në vendin tonë çdo vit në vendin tonë shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore malinje, të cilat shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve duke përbërë kështu shkakun kryesor pas sëmundjeve të zemrës.
Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona po vuajnë pasojat Post-COVID të cilët do të jenë një barrë e re për sistemin shëndetësor në vend.
Në botë, sipas të dhënave të OBSH, parashikohet që numri i vdekjeve nga kanceri do të dyfishohet në 20-40 vitet e ardhshme, ndërsa më shumë se 70% të vdekjeve nga kanceri regjistrohen në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare, ku mundësitë për parandalim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim janë të limituara.
Të kurosh sëmundje të tilla kërkohen shpenzime të mëdha financiare. Ndaj nuk janë të paktë familjet që futen në borxhe në situata të tilla, marrin kredi bankare apo shesin prona, makina etj.
Për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi solli për herë të parë në Shqipëri siguracionin “Jetë Plus“, SIGAL UNIQA Group Austria hedh në treg një tjetër risi, “Sigurimi anti-Tumor”.
SIGAL UNIQA Group Austria, në bashkëpunim me Swiss Re, një nga kompanitë më të mëdha në botën e sigurimeve, ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli këtë fillimviti një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorin beninj në kokë
Ky produkt ofron mundësinë çdo person inga 0-80 vjeç që të marrë një sigurim vjetor, me një kosto të caktuar, në varësi të moshës, në varësi të gjinisë dhe të shumës që kërkon të sigurohet secili. Pra, mund të sigurohet nga 1 deri në 30 vjet duke paguar primin vjetor sipas vlerës së caktuar.
Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.
Ky sigurim bën të mundur që në momentin e konstatimit të një tumori, qytetari i siguruar mund të marrë dhe të sigurohet për vlera 5 mijë, 10 mijë, 20 mijë, 50 mijë apo 100 mijë euro. Dhe këto para i merr menjëherë, në dorë, dhe kujdeset për veten e tij për tu kuruar në një nga spitalet që mendon ai dhe e zgjedh vetë.
Kryesisht preferohet nga 10 deri në 30 mijë euro sepse është e mjaftueshme për kurimin e një sëmundjeje të tillë.
Ky produkt merret në çdo zyrë të SIGAL në të gjithë Shqipërisë ndërsa merret edhe online. Koha e fillimit, pas pagesës së primit, është 6 muaj. Pas 6 muajsh secili ka të drejtën të paraqitet në rast se është ekzaminuar me një shfaqje tumoriale të çfarëdolloji. Në çdo rast kemi edhe një opsion të dytë në një nga klinikat më të mira të Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë.
Ky produkt ka një vlerë të jashtëzakonshme, pasi edhe kostoja e tij është e lirë krahasuar me atë që përfiton çdo qytetar.
“Sigurimi anti-Tumor” kushton jo më shumë se 100 euro në vit, ndërsa çdo qytetar, pa limit moshe, mund ta bëjë të tijin në çdo degë të SIGAL UNIQA, kudo në Shqipëri.
Përfitimet e siguracionit “Sigurimi anti Tumor”:
- Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.
- Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.
- Mund të sigurohet çdo person nga 0-80 vjeç
- Mund të blihet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Ndërsa mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al
Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.
Për më shumë informacione mund të kontaktoni në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: E para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s