Jo vetëm në Shqipëri. SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun e sigurimeve edhe në Kosovë.
Sipas raportit të publikuar nga Banka Qëndrore e Kosovës për vitin 2022, në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun duke zënë 13% të totalit të tij nga 12 kompani që operojnë në treg.
TREGU – SIGURIMET E JO-JETËS
Edhe sa i përket dëmeve të paguara në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Kosovë rënditet e para me mbi 7.8 milionë Euro të paguara tek klientët e saj dhe me një rritje prej rreth 1.2 milionë (6,639,264) krahasuar me vitin 2021.
DËMET – SIGURIMET E JO-JETËS
Edhe në Sigurimet Motorike, SIGAL UNIQA Kosovë rënditet e para në treg, duke zënë mbi 12% të tij dhe me prime të shkruara prej mbi 10,1 milionë Eurosh, duke regjistruar kështu një rritje prej rreth 1.2 milion Eurosh (8,961,210) krahasuar me vitin 2021.
SIGURIMI MOTORIK
Edhe në Sigurimin nga Zjarri, Forcat e Natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë rënditet kompania më e besuar nga qytetarët dhe ajo që paguan më shumë dëme.
Me 30% të tregut, SIGAL UNIQA le pas 11 kompanitë e tjera që operojnë në Kosovë.
TREGU – SIGURIMET E PRONËS
Edhe në dëmet e paguara në Sigurimet e Pronës gjatë vitit 2022, SIGAL UNIQA Kosovë rënditet kompania numër 1.
DËMET – SIGURIMET E PRONËS
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë) përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.
SIGAL UNIQA Kosovë ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në Deçan, Dragash, Elezit, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Xërxë.