5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Jetojmë më mirë së bashku"/ Raporti i UNIQA Group për 2021: 22,400...

“Jetojmë më mirë së bashku”/ Raporti i UNIQA Group për 2021: 22,400 punonjës, 16 milionë klientë, 18 shtete

Një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, pjesë e së cilës është edhe SIGAL, UNIQA Insurance Group, ka publikuar raportin për vitin 2021.

Ne lemë pas një vit 2021 jashtëzakonisht të suksesshëm me një performancë të lartë në biznesin bazë, rezultate të mira në investime dhe një zhvillim shumë të kënaqshëm të përfitueshmërisë sonë”, shprehet Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group

Një vit financiar 2021 i shkëlqyer na lejoi ta shihnim të ardhmen me optimizëm të pazbehur deri në fund të muajit shkurt. Biznesi ynë kryesor po performonte fuqishëm, dhe tashmë ne kemi arritur shumë gjëra në vitin e parë të zbatimit të strategjisë sonë të re “UNIQA 3.0 – Farkëtojmë të Ardhmen”, nga rritja e efiçiencës në Austri dei tek integrimi i suksesshëm i ish kompanive të AXA në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Ne jemi krenar për atë që kemi arritur së bashku në vitin 2021.

Pas kësaj, shumë gjëra ndryshuan shpejt. Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën jo vetëm që ka shkaktuar një katastrofë humanitare, por ka shkaktuar gjthashtu edhe trazira ekonomike të cilat do të lenë gjurmët e tyre për një kohë të gjatë. Mbështetja e pakushtëzuar për punonjësit dhe kolegët tanë ukrainas ka qenë prioriteti ynë kyç në këtë situatë. Brenda Grupit UNIQA solidariteti dhe gatishmëria për të ndihmuar ka qenë dhe është i jashtëzakonshëm dhe kjo është diçka për të cilën mund të jemi shumë krenarë. Kjo përvojë na jep forcën për të përballuar sfidat aktuale së bashku, me besim dhe vendosmëri.

Zhvillimet kryesore për vitin 2021

  • Përmbyllja e suksesshme e shkrirjes me degët e AXA-s në EQL
  • Bono e gjelbër për projekte miqësore ndaj klimës: 375 milionë euro bono të reja të lëshuara
  • Fushata e re e UNIQA: “jetojmë më mirë së bashku”
  • Start-up SanusX vazhdon të rritet
  • Rritje e dyfishtë e kapitalit për investime të guximshme në të ardhmen
  • Kontrolli pas-COVID në UNIQA Austri është përmbushur me kërkesa të jashtëzakonshme
  • myUNIQA plus: një program i ri besnikërie për klientët e UNIQA në Austri me një bonus vjetor

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

Grupi UNIQA, me aktivitet prej vitit 1811, është një nga kompanitë lidere të sigurimit në tregjet tona kyçe në Austri dhe në Evropën Qëndore dhe Lindore (EQL).

Rreth 22,400 punonjës dhe partnerë ekskluzivë shitjesh i shërbejnë thuajse 16 milionë klientëve në 18 vende.

UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri duke zënë 21% të tregut. Ajo është e pranishme në 15 tregje: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë. Pa harruar edhe kompanitë e sigurimit në Zvicër dhe Lihtejnshtajn.

LEXO EDHE“UNIQA”, shtëpia e klientëve të kënaqur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat