“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe që ushtron aktivitetin e saj edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, shpall 5 vende të lira pune për: Inxhinier Mekanik
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Përpunon dosjen e dëmit që në momentin që e merr për trajtim
- Kryen akt-ekspertizen, si edhe foto të mjetit të dëmtuar.
- Përgatit akt-vlerësimin e dëmit bazuar ne manualet, katalogët e riparimit të mjeteve si dhe klasifikimin e mjeteve ne tre kategori.
- Njofton klientin për vlerën e dëmit
- Ndjek riparimin e mjetit në servis.
- Hedh në program të gjithë procesin e punës për trajtimin e dëmit të dosjes
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
- Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve.
- Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.
Të interesuarit, brenda datës 24.11.2023, të dorëzojnë CV në adresat
E-mail: [email protected]
Fizikisht në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë.
Për çdo pyetje mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore