15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar-Shkurt 2022/ 217 aksidente rrugore, 32 viktima dhe 263 të plagosur

Janar-Shkurt 2022/ 217 aksidente rrugore, 32 viktima dhe 263 të plagosur

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një problem serioz për Shqipërinë.

Gjatë dy muajve të parë të vitit, janar-shkurt u regjistruan 217 aksidente rrugore, me 32 viktima dhe 263 të plagosur, duke shënuar rritje në krahasim me një vit më parë me 13 aksidente.

Referuar statistikave të INSTAT, shtim kanë pasur edhe të plagosurit me 47 më shumë, ndërsa për fat të mirë janë ulur fatalitetet me 8 vdekje me pak se janari dhe shkurti i 2021-shit.

LEXO EDHEAksidentet rrugore dhe pasojat/ Shqipëria e 8-ta në botë për numrin e viktimave në rrugë

AKSIDENTET RRUGORE

Janar – Shkurt 2022              Janar – Shkurt 2021

Aksidente – 217                      Aksidente – 204

Të vdekur – 32                       Të vdekur – 40

Të plagosur – 263                  Të plagosur – 216

Policia Rrugore për dy muaj ka vendosur 113.904 gjoba, janë pezulluar 2.999 patenta, me 536 shoferë të arrestuar të dehur dhe pa patentë.

MASAT ADMINISTRATIVE

Janar – Shkurt 2022

  • 113.904 gjoba
  • 2.999 patenta të pezulluara
  • 536 shoferë të arrestuar (324 të dehur dhe 212 pa patentë)

Gjatë muajit janar 2022, në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidenteve ishte sjellja e drejtuesve të mjeteve, në 81,3 % të rasteve.

Viti i shkuar rezultoi me rritje të numrit të aksidenteve rrugore, ku 197 përdorues rruge humbën jetën ndërsa rreth 2 mijë të tjerë mbetën të lënduar ë më shumë se 1.376 aksidente rrugore nga 1.234 aksidente të ndodhura në vitin 2020, duke u rritur me 11,5 %.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke  zënë 25,2%  të  numrit  të  aksidenteve  gjithsej. Në 15,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

LEXO EDHE: Siguracioni që duam/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL UNIQA-s, dëme të paguara si asnjë tjetër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat