Shqipëria çdo vit e më shumë po vizitohet nga turistë të shumtë, ku gjithashtu po promovohet dhe nga medie e revista ndërkombëtare si një ndër destionacionet kryesore për tu vizituar.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka bërë sot publike shifrat e turistëve gjatë muajve janar-prill.
LEXO EDHE: Priten 30% më shumë turistë, reklamimi në TikTok po sjell më shumë të huaj
Gjatë kësaj periudhe vendin tonë e kanë vizituar 1.684.820 turistë të huaj, ose 57% më shumë krahasuar me të të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithashtu Ministria bën të ditur se, rritja pozitive e vizitorëve të huaj ka vijuar dhe për muajin prill 2023, ku 614256 turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë ose 53% më shumë krahasuar me prillin 2022.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.
Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Po ashtu, vendi ynë ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.
Shqipëria po ashtu ka lumenj të shumtë, laguna dhe parqe kombëtare të cilat thithin turistë nga e gjithë bota.