Nga data 1 mars udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme të karantinohen.
Me një urdhër të ri ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka vendosur që të lehtësohen masat për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian.
Sipas vendimit të ri, mjafton vetëm pasaport COVID me dy doza për të futur në territorin e Italisë.
Ndërkohë, për ata që nuk janë të vaksinuar nuk është e nevojshme të kenë pasaportën, por mjafton një test PCR negativ.
Lexo edhe: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë