Pas Vlorës ku gjatë natës u dogj një automjet, tre të tjerë raportohen të jenë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Hobdari” në zonën e “Tiranës së Re” rreth orës 05:00.
Automjetet kanë qenë të parkuara njëra pas tjetrës në momentin që u përfshinë nga flakët e zjarrit.
Njëra nga mjetet është shkrumbuar tërësisht, kurse dy të tjerat janë djegur pjesërisht.
Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental dhe më pas është përhapur edhe në automjetet e tjera.
Lexo edhe: Kompanitë e sigurimeve 6.7 miliardë lekë dëme gjatë 2021, asnjë kompani nuk ka paguar sa SIGAL UNIQA