Kryeqyteti i Austrisë, Vjena është renditur sërish si qyteti më i mirë për të jetuar në nivel global, sipas një indeksi vjetor të përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomist (EIU), pjesë e “The Economist”.
Indeksi Botëror i Jetueshmërisë 2023, ia atribuoi suksesin e Vjenës “kombinimit fitues” të stabilitetit, kulturës dhe argëtimit, infrastrukturës së sigurt, arsimit shembullor dhe shërbimeve shëndetësore.
“Ai e ka zënë këtë pozicion rregullisht, gjatë disa viteve të fundit, ku vetëm pandemisë Covid-19 qyteti nuk ka zënë vendin e parë,” shtoi raporti.
Kopenhagen ruan gjithashtu pozicionin si qyteti i dytë më i jetueshëm në botë, ndërsa qytetet australiane Sydney dhe Melbourne hynë në pesëshen e parë.
Raporti vjetor vlerësoi 172 qytete në këto kategori, që përcaktojnë qëndrueshmërinë: stabilitetin, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën.
Indeksi u rrit vitin e kaluar, për të arritur një nivel më të lartë 15-vjeçar, pasi bota u rimëkëmb nga pandemia, tha EIU. Rezultati mesatar i indeksit, tani është 76.2 nga 100, nga 73.2 një vit më parë.
10 qytetet më të mira për të jetuar
- Vjenë, Austri
- Kopenhagë, Danimarkë
- Melburn, Australi
- Sidnej, Australi
- Vankuver, Kanada
- Zyrih, Zvicër
- Kalgary, Kanada
- Gjenevë, Zvicër
- Toronto, Kanada
- Osaka, Japoni / Auckland, Zelanda e Re
LEXO EDHE: Njihuni me “UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve