Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Rrogozhinë-Elbasan, afër “Bishtit të Zhurit”.
Një makinë tip “Mercedes Benz” është përplasur me një kamion.
Policia ka identifikuar njërin prej viktimave të aksidentit të rëndë sot në vendin e quajtur “Bishti Zhurit” në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për një 32-vjeçarin nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.
Forcat zjarrfikëse dhe policia janë duke punuar ende për të parë se sa persona kanë qenë në makinë pasi përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.