Maqedonia e Veriut hedh edhe një hap drejt lirimit të qytetarëve nga kufizimet për mbrojtje nga koronavirusi.
Qeveria e Shkupit ka vendosur që të hiqet kërkesa e dëshmisë për vaksinim nëpër pikat kufitare gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut.
Vendimi u ndërmorr në seancën e fundit të Qeverisë me rekomandim të KSI-së.
Kujtojmë se në seancën e parafundit, autoritetet në Maqedoninë e Veriut vendosën të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, me përjashtim të shtëpive të shëndetit, transportit publik, farmacive dhe azileve.
LEXO EDHE: Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë