Nëse personat me hipertension do të trajtoheshin si duhet 20 vitet në vijim në botë do të kishte 76 milionë vdekje më pak, ndërsa në Shqipëri 42 mijë humbje jete do të parandaloheshin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin e saj të parë mbi ndikimin e presionit të lartë të gjakut ku thotë se 4 në çdo 5 persona me hipertension nuk trajtohen si duhet.
Mjekët tregojnë se pacientët iu kërkojnë ndihmë kur gjendja i është përkeqësuar. Vetë pacientët thone se neglizhojnë.
Presioni i lartë i gjakut po prek 1 në 3 të rritur në mbarë botën, por gati gjysma e personave që vuajnë prej tij nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre.
Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi raportin e saj të parë mbi ndikimin e sëmundjes që cilësohet si vrasësi i heshtur.
Pacientët neglizhojnë ndërsa mjekët thonë se iu kërkojnë ndihmë kur gjendja i është përkeqësuar.
“Nëse dikur ishin mbi 55 vjeç tani dhe 35- 40 vjeç vijnë me vlera të larta të presionit arterial. Shumë faktorë kanë ndikuar te pacintët me vlera te larta të presionit të gjakut, stresi, tek rinia abuzimi me narkotikët, alkoolin, pagjumësia, ushqimet e shpejta dhe pijet energjike. Ajo çfarë i sjell në vizitë është një krizë hypertensive. Vijnë në stadin e 2, 3”
4 në çdo 5 persona me hipertension sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk trajtohen si duhet ndonëse presioni i lartë i gjakut çon në goditje në tru, sulm në zemër apo dështim të veshkave.
“Është akoma koncepti mos mësohet organizmi me ilaçe ndërkohë kur ke vlera 15, 16 është i domosdoshëm mjekimi për të shmangur komplikacionet. Nëse pacienti ka vlera të larta tensioni të pa trajtuara në 5 -7 vite zhvillon semundjen ishemike të zemrës ose infarkt miokardi që dihet për vdekshmërinë e lartë”
LEXO EDHE: Check UP sipas Protokollit Japonez? Tanimë i realizueshëm edhe në Shqipëri