2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi dhe virozat mbushin spitalet/ Si të mbrohemi përmes ushqimit

Gripi dhe virozat mbushin spitalet/ Si të mbrohemi përmes ushqimit

Gripi dhe virozat e stinës anë shtuar fluksin e të prekurve në urgjencat e spitaleve.

Numri i pacientëve është në rritje, ku çdo ditë urgjencat presin mbi 120 vizita në ditë, kryesisisht ato të pediatrisë.

Nutricionistja Hyrida Basha, e ftuar në Ora News, ka folur mbi mënyrat se si mund ti mbajmë larg antibiotikët kundër gripit, nëpërmjet ushqimit.

LEXO EDHE: Virusi ‘RSV’ alarmon Europën, mjekja: Prindër, kujdes fëmijët! Edhe viroza e stinës agresive

Në momentin e viriozave, ne kemi një virus në organizëm, i cili bëhet aktiv në qelizat tona dhe replikohet aty dhe nëpërmjet aktivitetit të tij jep siptoma nëpërmjet kollës, inflamacionit tështimave, etj. Në këtë situatë nuk ka nevoj për antibiotikët por për antiviral”, thotë ajo.

Sipas saj, luftimi i virozave në mënyrë natyrale është mënyra më e mirë.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë, është luftimi në formën natyrale. Mund të përftojmë nga natyra, nëpërmjet mineraleve dhe vitaminave që marrim nëpërmjet ushqimeve.

Ne nuk duhet të trajtojmë tështimën dhe kollën, por mburojën kryesore që kemi, sistemin imunitar,i cili prodhohet në zorrë.

Zorra jonë prodhon gati 70-80% të sistemit imunitar, prandaj pasurimi i saj me ushqime që përmbajnë sasi të larta të prodiotikëve, ose të marrjes së vitaminave C,  vitaminës B12, dhe të gjithave kompleksit të vitaminave B të tretshme në ujë, do të kishim ndihmuar veten tonë të krijonim një kështjellë të fortë kundër këtyre virozave”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat