Duket se qarkullimi i gripit ka arritur pikun në vendin tonë.
Afro 16 mijë persona janë të prekur nga infeksionet respiratore javën e fundit. Epidemiologet e vlerësojnë si situatë të qëndrueshme të kurbës, e cila nuk ka vijuar zbritjen nga java e mëparshme.
Sipas tyre, kurba pritet të vazhdojë zbritjen në javën e parafundit të muajit shkurt.
Ndërkohë, nuk ka shtim të rasteve me fruth.
Aktualisht janë 18 raste që janë konfirmuar më herët të infektuar me fruth.