8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Greqia, kufizime për të pavaksinuarit/ Teste negativë në kafene, restorante, banka e...

Greqia, kufizime për të pavaksinuarit/ Teste negativë në kafene, restorante, banka e ambiente pune

Rradhë janë formuar jashtë dyqaneve në Athinë gjatë fundjavës, në ditët e para të një rregulli të ri për të frenuar infeksionet me koronavirus, që i kërkon të pavaksinuarve që të kenë një test negative të Covid-19.

Infeksionet në Greqi kanë shënuar nivele rekord ditore thuajse çdo ditë në Nëntor, duke bërë që autoritetet të lajmërojnë masat e reja, që kufizojnë gjithashtu aksesin tek kafenetë dhe restorantet, shërbimet shtetërore dhe bankat, vetëm për ata që janë të vaksinuar apo që kanë një test negative.

Të vaksinuarit duhet gjithashtu të prezantojnë certifikatat e vaksinës, gjë që ka shkaktuar dhe rradhë të gjata në dyqane, në rrugët me më shumë aktivitet të Qytetit.

Greqia raportoi 6,909 raste të reja me Covid ditën e Premte, që theu rekordin e mëparshëm ditor të regjistruar ditën e Enjte, prej 6,800 raste.

Kjo e çoi totalin e infeksioneve në Greqi në 774,265, që kur nisi pandemia në vitin e kaluar.

Sipas rregullave të reja, të gjithë punonjësit e pavaksinuar duhet të testohen gjithashtu negativisht 2 herë në javë. Thuajse 60.5% e popullsisë prej rreth 11 milionë janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha se Greqia do të nisë së shpejti të dërgojë letra dhe mesazhe në tekst, pjesë e një fushate për të nxitur vaksinimin.

Lexo edhe: Njësoj si Austria/ Greqia drejt karantinimit të të pavaksinuarve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat