Siç e do tradita mbi 20-vjeçare tashmë, edhe këtë vit peli sipasi Panairi i Librit, një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për lexuesit në radhë të parë, botuesit, përkthyesit dhe autorët.
Në këtë ngjarje kulturore, që do të mbërthejë kryeqytetin për 5 ditë rresht, nuk mungon as kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.
Në një kohë kur distancimi fizik u bë shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, SIGAL UNIQA i bashkoi shqiptarët me një platformë unike, krejtësisht të re dhe të parealizuar më parë në Shqipëri, platforma digjitale e librit audio në Shqip: Audiobooks.al.
Me ideim dhe investim të vetë CEO-s të SIGALUNIQA Group Austria, z. Avni Ponari, kjo platformë vjen krejtësisht falas për të gjithë shqiptarët anembanë globit dhe është e pasuruar me librat më të mirë për fëmijë e të rritur.
SIGAL UNIQA Group Austria ka treguar se e do artin dhe kulturën dhe këtë e dëshmon mjaft mirë çdo vit duke kontribuar dhe mbështetur qindra mijëra aktivitete në Shqipëri dhe jo vetëm.
Klinika Lëvizëse e SIGAL UNIQA, e cila shërben çdo vit për të diagnostikuar falas qindra shqiptarë nga veriu në jug, u kthye në Muze Lëvizës me rastin e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet dhe udhëtoi në dhjetëra destinacione të Shqipërisë e Kosovës.
SIGAL UNIQA, me Orketëstrën e saj të Harqeve, ka organizuar koncerte madhështore në qytetet e Elbasanit dhe Durrësit. Pa harruar edhe ato në Pallatin e Brigadave.
Sepse ne jemi SIGAL UNIQA
E themeluar në shkurt të vitit 1999, shumë shpejt SIGAL u shndërrua në lidere të tregut të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me 8 kompani sigurimi jetë, jo-jetë, pension privat dhe risigurime, ne jemi krenarë që na besojnë më shumë se 1 milion klientë dhe që shifrat tona janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë shërbejnë 42 produktet tona në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
SIGAL UNIQA, prej më shumë se 22 vitesh, me punën saj, kërkon të frymëzojë, të sjellë vlera dhe risi për klientët e saj dhe jo vetëm produkte.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 300 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë sonë të përgjegjshmërisë dhe korrketësisë sonë përballë klientëve.
SIGAL UNIQA është pjesë e një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Europë, UNIQA Insurance Group, e cila mbart një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve dhe aktivitet në 18 shtete të Europës Qëndrore dhe Lindore.
SIGAL UNIQA Group Austria ju falënderon për besimin e dhënë deri më tani dhe ju fton të ndajmë së bashku sfidat e së ardhmes…
SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU…