10 miliardë lekë do të vihen në dispozicion të sektorit energjetik në formën e garancisë sovrane për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
“Sot kemi miratuar vendimin për ofrimin e garancisë sovrane, për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliard lekë, të cilat do të na krijojnë kushtet për të mbrojtur të gjithë fashën e abonentëve familjarë dhe ato të biznesit të vogël.
Lexo edhe: Emergjenca për furnizimin me energji elektrike, miliona euro hidhen vetëm në muajin tetor
Kjo është një strategji që ne e kemi publikuar që në fillim të tetorit, së bashku me shpalljen e emergjencës energjetike. Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globale janë një problem mjaft i madh, por ajo që nga shqetëson më shumë sot është mungesa e sasisë energjetike në treg, që janë mungesa të konsiderueshme në të gjithë zonën e Ballkanit, por edhe në Europë”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo që po bëjmë, po krijojmë mundësi për të siguruar sasitë e nevojshme të energjisë me kontrata të gjata që të kemi çmime të mira e ato sot në treg përmes bursave, Belinda Balluku.
Qeveria i ka ndaluar investimet, si për KESH, OSHEE dhe OST, përveçse investimeve kritike. Nga ana tjetër sot është miratuar projktligji për shpronësimet për dy linjat 110 kilovolt dhe 220 kilovolt.
“Kanë kaluar edhe projektligji për shpronësimet për dy linjat 110 kilovolt dhe 220 kilovolt. Ne i konsiderojmë investime kritike, pasi investimet e tjera janë stopuar. Dua të përmend dy ndryshime në VKM për rregullimin e burimeve të energjisë së rinovueshme. Janë ndryshime për të facilituar investimet vendase në energjinë e rinovueshme që të bëhen pjesë garave pa i vënë detyrime që i pengojnë si eksperiencë apo sasia e parave që duhet të kenë në dispozicion para nisjes së projektit”, tha Balluku.
Lexo edhe: Në fillim të nëntorit Shqipëria merr 700 milionë euro borxh