Një përplasje ballë për ballë mes një autobusi turistik dhe një furgoni të blinduar me para cash ka vrarë 20 persona dhe ka plagosur 68 të tjerë në Afrikën e Jugut.
Automjetet u përplasën në një urë autostrade dhe më pas autobusi u rrëzua në lumin poshtë.
“Tre persona u gjetën të vdekur buzë rrugës dhe 16 poshtë në lumë”, tha kompania paramedikale ER24.
“Shumica e viktimave poshtë lumit ishin bllokuar nën autobus,” shtoi ai.
Një person ka ndërruar jetë më vonë në spital.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se zhytësit e policisë po kërkonin gjithashtu lumin që rrjedh përgjatë autostradës “për njerëz që mund të ishin rrëmbyer”.
Hetimet janë duke u zhvilluar për atë që shkaktoi përplasjen e së hënës në mbrëmje në autostradën N1 në Makhado në provincën Limpopo.
Ky rajon dhe të tjerët në Afrikën e Jugut kanë pësuar rrebeshe të mëdha dhe përmbytje, duke e shtyrë qeverinë të shpallë një fatkeqësi kombëtare.
Identiteti i viktimave të aksidentit ende nuk është bërë i ditur.