Prej një viti tashmë, kompania e sigurimeve “UNIQA Insurance Group” është sponsor i Kombëtares Austriake të futbollit për femra.
Kampi stërvitor i kombëtares, në Oberwart, u vizitua edhe nga disa fëmijë futbolldashës dhe punonjës të UNIQA.
Përveç një seti fotografik me lojtarët e ekipit, Katharina Naschenweng, Verena Hanshaw, Marina Georgieva dhe Marie-Therese Höbinger, shfrytëzuan rastin për të marrë autografe nga i gjithë ekipi.
Kapitenja e ekipit, Irene Fuhrmann është veçanërisht i shqetësuar për promovimin e talenteve të rinj, veçanërisht për vajzat.
Skuadra e ka nisur me sukses ndeshjen e parë ndërkombëtare të këtij viti, që përkoi edhe me fundjavën e Pashkëve, duke fituar 3-2 përballë Belgjikës.
Kompania austriake është e pranishme edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes SIGAL UNIQA Group Austria, një emër i afirmuar tashmë në tregun e sigurimeve dhe lidere e saj që prej vitit 1999.
Njësoj si kompania mëmë, edhe SIGAL UNIQA ka dhënë dhe vijon të japë kontributin e saj në sport duke qenë ndër të tjera sponsore zyrtare e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kombëtares së Futbollit në Kosovë, Sponsor zyrtar i KOKSH, Federatave të Basketbollit në të dyja shtetet, ndërsa Superliga e Femrave në Kosovë mban emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”.
Pa harruar edhe faktin që, SIGAL UNIQA gjithashtu ka ndërtuar fusha sportive për të rinjtë në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.
Sporti ka një ndikim të rëndësishëm edhe Shëndetin e një shoqërie dhe ku ka Shëndet Jetohet më mirë. Ndaj, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri do të vijë të jetë pranë komunitetit të sportit edhe në të ardhmen.