I themeluar në vitin 1919, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe një fidanishte për talentet e përvitshëm, Klubi i Futbollit Vllaznia gjatë sezonit 2023-24 do të ketë si sponsor gjeneral kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria.
Me logon e emrit më të madh të sigurimeve në Shqipëri, Vllaznia nis sezonin e ri me ndeshjen e së shtunës ndaj Kukësit.
“Sezon i ri, dizenjo e re. Tre modelet e veçanta tashmë të gatshmë për të gjithë ju.
Të interesuarit për të prenotuar fanellat e reja mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+35569 60 11 001
Ose përmes dyqanit online duke klikuar në linkun:http://shop.vllaznia.al/”,shkruan faqja zyrtare e Vllaznisë në rrjetet sociale.
Më poshtë mund të njheni me tre uniformat e Vllaznisë për sezonin 2023-24.
Uniforma e parë
Uniforma e dytë
Uniforma e tretë