5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ "Fundjavë tipike dimri". Ja zonat që do zbardhen nga dëbora

FOTO/ “Fundjavë tipike dimri”. Ja zonat që do zbardhen nga dëbora

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) Besa Sherollari në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe fillim javën.

Sipas saj, fundjava do jetë në kushtet tipike të ditëve të dimrit. Në pjesën më të madhe të territorit do ketë reshje shiu, ndërsa në zonat verilindore dhe juglindje do të ketë reshje bore.

“Fundjava do jetë në kushtet tipike të ditëve të dimrit. Masat ajrore të paqëndrueshme, por edhe të ftohta me origjinë polare do të sjellin në vendin tonë ditën e shtunë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit me intensitet mesatar dhe hera herës reshjet pritet të jenë edhe me intensitet të lartë, kryesisht në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të vendit, por në pjesën tjetër pritet të jenë me intensitet mesatar.

Ditën e shtunë do kemi edhe reshje të borës, të cilat në zonat malore verilindje dhe juglindje do të jenë në lartësinë mbi 200 m, ndërsa në pjesën tjetër të vendit, në lartësinë mbi 800 m reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri në mesatar, por në verilindje dhe në alpe reshjet pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.

Duke filluar nga dita e diel presim një qëndrueshmëri atmosferike e cila do të qëndrojë edhe ditën e hënë, por do jenë masa ajrore të ftohta të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave.

Rënia më e ndjeshme pritet të jetë si në vlerat minimale por edhe në vlerat e mesditës, ku pritet që temperatura në zonat malore të regjistrohen deri në -7 deri në -8 gradë celsius, kryesisht ditën e diel dhe ditën e hënë, ndërsa në vlerat e mesditës, në zonat malore të mos dalin nga vlerat negative, ndërsa në zonat e ulëta, termometri në vlerat e mesditës nuk do i kalojë 10 apo 11 gradë celsius.

Ditët e festave, për fat të keq lajmet për kushteve meteorologjike, pasi ditën e martë ne presim përsëri depërtim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe në zonat malore mbi 600-700 metra, reshjet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri në mesatar.

Edhe dita e mërkurë pritet të mbetet me të njëjtat kushte meteorologjike. Reshjet e shiut dhe të borës do të jenë prezentë deri në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë.

Por duke filluar nga dita e martë ne presim një rritje të temperaturave, ku në zonat malore të arrijnë deri në 0 gradë celsius, pra pritet të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të martën dhe të mërkurën”, u shpreh sinoptikania Besa Sherollari.

LEXO EDHE: Për pushime me familjen? Udhëtoni pa u shqetësuar me “SIGAL UNIQA AutoSOS”. Tashmë e blini edhe Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat