Emigrantët shqiptarë kanë zgjedhur që vitin e ri ta kalojnë me familjet e tyre. Kështu në pikën kufitare Kapshticë dhe Kakavijë ka fluks emigrantësh, të cilët kthehen për festat e fundvitit. Vetëm dje në vendin tonë kanë mbërritur 4056 persona.
Gjithashtu në portin e Durrësit dhe atë të Vlorë ka patur fluks udhëtarësh, ku në Vlorë bëhet me dije se sot kanë ardhur dy tragete me 800 persona.
Të paktën deri më tani nuk është raportuar për problematika dhe as radhë shumë të gjata në pikat e kalimit kufitar.
LEXO EDHE: Shijoni një udhëtim të rehatshëm dhe komod, vetëm me siguracionet e SIGAL UNIQA